Ditën e sotme ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të radhës për politikën shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor, i cili është: ” Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.
“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruan Ambasada Amerikane.
g.kosovari