Policia italiane ka arrestuar një adoleshent me origjinë shqiptare pas një konflikti banal. I riu vetëm 15-vjeç është akuzuar për vrasje në tentativë ndaj dy shtetasve italianë. Më 18 korrik adoleshenti shqiptar qëlloi me thikë ndaj dy vëllezërve 22 dhe 18-vjeç në një qendër në Xhenova.
Fillimisht dy italianët kanë nisur të grindën me një tjetër shqiptar deri në momentin që në vendngjarje ka mbërritur edhe i mituri. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër qëlloi në bark me thikë një nga vëllezërit dhe tjetrin në pjesën e pasme të kurrizit.
Autori i dyshuar u zbulua edhe falë faktit se ai dhe të rinjtë e përfshirë në konflikt kanë shkëmbyer biseda në rrjetin social “Facebook”.
g.kosovari