Një 59-vjeçare në Greqi ka mbajtur mamanë e vdekur në dollap më shumë sesa 20 ditë. Policia greke në Kalithea gjeti trupin e 80-vjeçares mbrëmjen e djeshme. Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur 59-vjeçarja u shfaq në rrugë duke kërkuar ushqim, pas një kohe të gjatë që ishte zhdukur.
Shpërndarësit e supermarketeve, të cilët u çonin ushqim, ishin shqetësuar, pasi nuk e kishin parë të moshuarën, ndërsa 59-vjeçarja ishte dobësuar tej mase. Forcave të policisë, 59-vjeçarja u tha se jetonte vetëm, por ata e dinin se prej kohësh aty ndodhej edhe mamaja e saj e moshuar, shkruajnë mediat greke.
Era e rëndë drejtoi agjentët e policisë tek dollapi, ku gjetën edhe trupin e të moshaurës. Kufoma iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore dhe autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për vrasje, megjithatë hetimet vijojnë ende. Gruaja ndërkohë ditën e sotme do të dërgohet në psikiatri. Fqinjët ndërkohë janë shprehur, se 59-vjeçarja që kur ishte fëmijë dhunohej fizikisht nga i ati.
Autoritetet ndërkohë kanë zbuluar, se ditën që i vdiq babai, ajo kaloi në shok piskologjik, teksa filloi të hidhte të gjitha sendet nga ballkoni i shtëpisë. Gjithashtu ajo kishte konflikte të herëpashershme me mamanë dhe fiqnjët e kanë parë disa herë të moshuarën teksa kalonte mbrëmjet tek shkallët e banesës, ndërsa u kërkonte ujë. Pas vdekjes së 80-vjeçares, gruaja mbylli të gjitha perdet e shtëpisë dhe askush nuk mund të shihte se çfarë bëhej në apartament. Gjithashtu edhe shpërndarësit e supermarketeve, nuk u dërguan më ushqim.
g.kosovari