Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Një person i cili nxirrte inerte nga lumi në kundërshtim me ligjin dhe që tentoi të korruptojë policin, është vënë në prangat e policisë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte, rërë, të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.
Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i B. M., 41 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasin J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë kryeinspektor në IMT Kurbin.
/a.r