Parcela të mbjella me kanabis sativa janë evidentuar në fshatrat Tilaj dhe Kryemadh të Kavajës.
Për këtë rast janë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit: A. A., A. A. dhe E. D.
Ndërkohë, burimet zyrtare thonë se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryepleq të fshatrave, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
/a.r