Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 pacientë dhe janë regjistruar 258 raste të reja me COVID-19.
Numri i viktimave nga 196 sa ishin dje ka shkuar në 212 sot, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 196 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.
/a.r