Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit kërcënoi me revolta popullore pa ndryshimeve kushtetuese.
Rama shkruan se Ilir Meta nuk ka asnjë shans që të ndezë një zjarr mes popullit dhe shtetit, sikurse e ka ëndërruar prej kohësh.
Kryeministri shton se askush nuk ia ka për borxh Ilir Metës këtë sjellje.
Komenti i Ramës:
Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!
Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!
Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!
Pergjigja e Ranes eshte ligjore dhe shume e drejte .Strukturat e shtetit duhet te zbatojne love gjitha n per thirrje kunder shtetit .Mjaft