Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bëhet me dije se portali coronavirus.shendetesia.gov.al nëpërmjet aplikacionit e-Albania do t’ju vijë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet udhëzimeve që duhet të ndjekin nëse dyshojnë ose janë të prekur me COVID19 .
Në video jepen informacione të vlefshme, që mund të aksesohen duke vizituar faqen online te dedikuar për koronavirusin, për të verifikuar simptomat dhe për të komunikuar online me mjekun e familjes nga kudo ku ndodheni. Ju do të udhëzoheni pasi të keni plotësuar online një formular të thjeshtë mbi gjendjen tuaj shëndetësore. Nëse keni simptoma të COVID19 duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes, të telefononi për këshillim në linjën e gjelbër 0800 4040 ose në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.
Postimi i ministres Manastirliu: