Edhe pse në kohë pandemie, zgjedhjet në universitete pritet të mbahen në 30 korrik pasi u shtynë disa herë.
Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura në UT, Ardian Isufi, komentoi në një intervistë punën për organizimin e procesit si dhe sqaroi platformën e tij.
Profesori i Asociuar, që rikandidon në këto zgjedhje, u shpreh se pavarësisht vështirësive të pandemisë, janë bërë përpjekje që studentët të jenë pjesë e zgjedhjeve.
“Mendoj se nuk ishte koha e duhur por është një çështje hot-spot. Zgjedhjet duhet të mbahen pasi mandatet tona kishin përfunduar. Për pjesëmarrjen e studentëve në proces ne po bejme një punë të jashtëzakonshme që ata të jenë pjesë” – tha Isufi.
Ai shtoi se gjatë katër viteve është bërë një punë e madhe në aspektin pedagogjik apo të infrastrukturës. Isufi shtoi se rikandidimi erdhi i natyrshëm pas punës së madhe të bërë në fakultet gjatë mandatit të kaluar.
“Për ne ka shumë rëndësi që shpallëm platformat tona dhe që procesi të ecë përpara. Sa i përket studentëve, ne kemi bërë të pamundurën që ata të marrin maksimalisht informacionin e duhur. Shpresojmë që ata të jenë pjesëmarrës si një pjesë shumë e rëndësishme që janë në fakultet” – tha profesori Ardian Isufi.
Ndër të tjera ai u shpreh se platforma e tij është ndarë në dy shtylla; Atë çfarë është arritur dhe ato që pritet të bëhen në vijim.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë: