Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për COVID-19.
Sipas këtij raporti, në Kosovë janë marrë gjithsej 449 mostra, prej tyre janë 194 raste të reja me COVID-19.
Naser Ramadani, nga IKSHPK-ja, ka bërë të ditur po ashtu se numri i rasteve të vdekjeve ka shkuar në 196.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të infektuar.
Po ashtu Ramadani ka bërë të ditur se sot janë shëruar plotësisht gjithsej 138 persona nga COVID-19.
/a.r