Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, u arrestua nga policia italiane e Gallipoli.
I arrestuari është Elmir Dashi, i cili u kap këtë të martë në zonën e Taviano, ku ndodhej me pushime.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, për modulet e pasaportave dhe kartave të identitetit përgjatë harkut kohor 2010-2012.
Aktiviteti i tij ishte thjeshtuar nga pozicioni i tij i punës, duke qenë se punonte pranë një kompanie e cila prodhonte dokumente udhëtimi dhe identifikimi në Shqipëri.
Dashi u kap në zonën e Taviano ku ndodhej me pushime, ndërkohë që pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
/a.r