Sot, Kuvendi ka nisur desinfektimin e foltores pas cdo deklarate, pas tre rasteve të deputetëve të infektuar që u bënë publike një ditë më parë.
Deputeti i opozitës Myslym Murrizi mori fjalën pas kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi punonjëses së shërbimit të dezinfektojë foltoren.
“Një minutë Myslym të vijë ajo punonjësja e shërbimit. Pastroja”, tha Ruçi.
Por Murrizi u përgjigj:
“Taulanti ka qenë ska gjë Taulanti se është nga fshati, s’ka gjë kur të flasin qytetarët hap sytë, se Taulanti është si Xhonsoni”.
g.kosovari