Dy prej 22 ish-komisionerëve për të cilët SPAK firmosi një ditë më parë urdhërarrestet kanë ndërruar jetë një muaj më parë.
Bëhet fjalë për Kasem Lalën nga PS dhe Besim Bregun nga PD, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e arrestit në mungesë.
Kjo ka ndodhur pasi ata nuk janë çregjistruar ende nga regjistrat e gjendjes civile.
Një ditë më parë u ezekutuan 22 urdhërarreste ndaj ish-komisionerëve zgjedhorë pasi SPAK ka provuar se kanë lejuar votimin e parregullt të personave në emër të shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.
Tri episodet e manipulimit të procesit zgjedhor janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime me vëllezërit Avdylaj.
Gjykata Speciale ka caktuar masat e sigurisë arrest me burg për 11 persona, arrest shtëpie per 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të pandehur.
g.kosovari
Haha ,opercioni doli me sukses ,por pacienti ndrroj jete..!