Artisti i njohur, Agron Llakaj iu bën apel qytetarëve që të vendosin maska dhe të ruajnë distancimin social. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Llakaj shprehet se COVID-19 nuk është një lojë, por një betejë e mallkuar, që kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë.
“Lerini per nje cast, per nje kohe, lojrat dhe festat…, shpeto nje jete… distancim fizik, jo grumbullime sepse padashur ti e transmeton ne shtepi…, rreziku je Ti! Rrituni njeher para kohe per te kuptuar sa e shenjte eshte familja dhe jeta! O sot o kurre!”, shprehet ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Llakajt:
shpeto nje jete!… per te gjithe te rinjte e te rejat, adoleshentet…, ju drejtohem si artist, si prind e si gjysh…,
Covid 19 nuk eshte loje dhe kjo beteje tashme eshte ne doren tuaj, ne doren tone, pa as me te voglin dyshim.
Mos mendoni per vehten, por per nene dhe babe, gjyshe dhe gjysh…, qe pas kesaj beteje te mallkuar, ta rigjesh serish ate dore te zgjatur me aq dashuri e dhemshuri…, vendos sot nje maske!
Lerini per nje cast, per nje kohe, lojrat dhe festat…, shpeto nje jete… distancim fizik, jo grumbullime sepse padashur ti e transmeton ne shtepi…, rreziku je Ti!
Rrituni njeher para kohe per te kuptuar sa e shenjte eshte familja dhe jeta! O sot o kurre.
Ky reagim i Llakajt vjen, pasi COVID-19 është përhapur gjerësisht në Shqipëri. Një ditë më parë humbën jetën 4 pacientë të tjerë, ndërsa u konfirmuan 117 raste të reja.
Në spitale vijon përkeqësimi i situatës, pasi është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. Nderkohe, COVID-19 ka hyrë edhe në Kuvend. Deri më tani janë infektuar 3 deputetë. Po kështu i infektuar është edhe kryebashkikau Erion Veliaj.
g.kosovari