Një ditë më parë tre deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, u konfirmuan të infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste Eljo Hysko dhe dy deputetët e opozitës parlamentare, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.
Konfirmimi i rasteve të fundit ka bërë që ditën e sotme, Kuvendi të mblidhet në sancë në masa të shtuara sigurie.
Kuvendi ka bërë me dije se deputetët në sallë do të mbajnë maska dhe do të ulen duke respektuar distancën fizike, duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe mjediset e tjera të sallës së seancave, galerinë dhe lozhat.
Po ashtu është bërë dezinfektimi i sallës. Seanca e sotme është e parafundit, ku do të diskutohen disa projektligje, ndërkohë që amnistia fiskale e parashikuar, është shtyrë.
Sakaq ditën e nesërme mbahet e fundit, për votimin e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhje dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
g.kosovari