Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli në lidhje me të ardhmen e tij në krye të ekipit korçar. Ai është emri më i përmendur për të ndryshuar ekip sezonin e ardhshëm. Skënderbeu po pret vendimin e Gjykatës Federale, por shpresat që dënimi të hiqet janë minimale. Tekniku mbylli një sezon pozitiv dhe foli hapur për të ardhmen e tij.
Europa – “Matematikisht ka ende shpresë. Ajo që duhet të bëjmë ne është të fitojmë edhe pse kemi një kundërshtar i pozicioniur jo drejt. Meqë nesër është dhe mbyllja e kampionat, do të donim të merrnim fitore për t’ua dhuruar tifozerisë korçare. I kemi ndjerë dhe gjatë kësaj kohe që nuk kanë qenë në stadium për shkak të pandemisë. T’ia dhurojmë fitoren qytetit të Korçës dhe të mbyllim sezonin, megjithëse kemi patur oshilacione”.
Partizani – “Nesër kemi ndeshjen e fundit. Ua kam kërkuar dhe lojtarëve, gjej rastin t’i përshëndes për kampionatin me gjithë vështirësitë që pati, që edhe dihen, jo tërmeti apo pandemia. Oshilacionet te Skënderbeut kanë qenë të volga sepse që nga janari, e këtej kemi patur rezultate pozitive më shumë se para pandemisë. Kemi pritur përgjigjen nga Gjykata Federale. Jam trajner i Skënderbeut dhe ndihem mirë në Korçë, sepse Korça nën drejtimin ka patur rezultate historike. Disa mbase e kanë harruar që është i vetmi ekip në UEFA që i kemi kaluar të katërta raundet drejt grupeve nga dy herë”.
Ofertat – “Duke pasur gjithë këto rezultate është e vështirë të flasësh për veten. Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube nga kampionati shqiptar dhe jashtë tij, por u kam dhënë të njëjtën përgjigje që pres përgjigje se pres përgjigje nga Gjykata Federale dhe pastaj do të mësojmë se ç’do bëhet me Ilir Dajën dhe Skënderbeun. Dënimi ka ardhur në një kohë që unë nuk kam qenë te Skënderbeu, por duke ardhur me vonesë vendimi i dënimit jam identifikuar me pjesën si ta motivoj ekipim. E kam thënë dhe e përsëris, dënimi i Skënderbeut do të jetë një dëm i madh jo vetëm për Korçën por edhe futbollin shqiptar. Atëherë, me shumë diplomaci. S’kam pse iki, nesër kam ndeshje Partizanin. Pastaj të flasim. Shpresojmë të vijmë një përgjigje pooizitive. Do të vlerësoj ofertat, primare është Gjykata Federale”.