Kryeministri Edi Rama në një komunikim online me disa bashki të vendit, si Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Kurbin komunikoi nisjen e dhënies se granteve të Rindërtimit, sa i takon dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Teksa ishte i pari që mori fjalën, kreu i qeverisë theksoi se në këto 3 bashki janë 4810 familje që përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
Ai theksoi se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.
/e.rr