Maqedonia e Veriut vazhdon një luftë të vështirë me koronavirusin. Dje, vendi ka regjistruar mbi 10 mijë të infektuar me Covid-19 që prej nisjes së pandemisë në Ballkan në muajin mars.
Sipas shifrave të nxjerra marra në “Worldometers”, ditën e diel, në Maqedoninë e Veriut janë regjistuar 152 raste të reja me COVID-19, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në 10,086, ndërsa numri i të vdekurve ngelet 460.
Numri i i përgjithshëm i të infektuarve më Covid-19, është 4199, raste aktive. Ndërsa numri i testeve të realizuara në Maqedoninë e Veriut ështe 95,169.
Zonat më numrin më të lartë të rasteve të personave të prekur janë dy qytete, Shkupi dhe Kumanova.
g.kosovari