Një histori e tmerrshme vjen nga Lushnja, ku një vajzë me probleme mendore është abuzuar seksualisht dhe është lënë shtatzënë.
Ky fakt konfirmohet nga policia e cila thotë se në datë 24 korrik, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç.
I ndaluari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Kanë qenë familjarët e të abuzuarës ata që kanë bërë denoncim në polici, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk bëhen me dije.
Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ardenicë, ku viktima dhe i dyshuari ishin bashkëfshatarë.
Lidhur me këtë rast, hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.
g.kosovari