Regjisori dhe aktori Edmond Budina i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, me anë të së cilës i kërkon që të zhvillojë shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb.
Duke folur për mediat ai deklaroi se shfaqja do të mbahet në përputhje me respektimin e rregullave të masave dhe distancës prej koronavirusit.
“Nuk mund ta kuptoj si u shembën tre salla teatri 80-vjeçare, që kishin gjetur fonde për restaurimin. Ju kërkoj të më lejoni të jap një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar. Ju siguroj që nuk do të ketë eksploziv molotov por vetëm art. Shfaqja do të jetë konform rregullave dhe protokolleve për Covid-19, duke marrë në konsideratë distancimin fizik. Ju kërkoj atë hapësirë publike me qëllim të bëjë art nëse është në rutinë që të kontrolloni tekstin, ju vë në dispozicion përmbajtjen”, u shpreh Budina.
Ai u shpreh i gatshëm që t’ia vendosë skaletën në dispozicion kreut të qeverisë, duke e ftuar që të jetë i pranishëm si spektator.
I pyetur nga Report Tv nëse ka marrë një ftesë nga PD-ja për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se “Nuk kam pasur, por nuk jam i predispozuar që të merren me politikë, vetëm me art” tha ai. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb në 17 maj me tension dhe përplasje pas rezistencës së një grupi artistësh të mbështetur nga opozita.
g.kosovari