Kryeministri Edi Rma përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga fushat e Cërrikut dhe shkruan se prodhimi dhe eksportet e fermerëve janë rritur.
Teksa përmend se të tilla lajme janë të fshehura nën zullumin mediatik siç e quan ai, thekson se mbështetja e qeverisë për fermerët do të viojë të rritet edhe më shumë.
“Fushat e qendisura të Cërrikut, ku prodhimi është rritur çdo vit dhe eksportet e fitimet e fermerëve gjithashtu, falë edhe mbështetjes sonë që do vijojë të rritet më tej, janë një dëshmi e të vërtetës se përtej “fshehjes” nën zullumin mediatik, Shqipëria që punon tokën rritet e zhvillohet çdo vit” , shkruan Kryeministri.