Sazani, Karaburuni dhe plazhet e mrekullueshme brenda gjirit të Vlorës vijojnë të mbeten ndër destinacionet kryesore të kërkuara nga turistët dhe këtë sezon turistik.
Për shkak të situates, numri i turistëve nuk është ajo që pritej. Por sërish ka interes nga pushues të rretheve të ndryshme të vendit.
Mjetet lundruese dhe pushimet ditore po shihen si një nga mundësitë më të preferuara për tursitët.
Vetë administratorët e mjeteve lundruese në Vlorë thonë se krahasura me një vit më parë situata nuk është shumë pozitive, por shpresojnë që në muajt në vijim të ketë rritje të turistëve vendas.
Karaburuni, Sazani, Shpella e Haxhi Alisë mbeten disa nga destinacionet e turistëve.
/a.r