Prekja nga koronavirusi Covid-19 shoqërohet me disa simptoma, të tilla siç janë kolla e thatë, temperatura e lartë etj.
Mjekët kanë zbuluar edhe simptoma të tjera që besohet se shkaktohen nga kjo sëmundje. Kështu, në një analizë të bërë me 21 pacientë në periudhën midis 30 Marsit dhe 8 Prillit në spitalin ‘Ramón y Cajal’ në Spanjë, mjekët vunë re skuqje të gojës tek personat e infektuar. Sipas tyre, skuqja e lëkurës mund të jenë një nga simptomat e Covid-19, megjithatë ky studim ka nevojë ende për më shumë të dhëna.
Një tjetër simptomë që shkakton kjo sëmundje mund të jetë edhe humbja e dëgjimit. Ky përfundim vjen nga Universiteti amerikan “John Hopkins”. Ata thonë se koronavirusi nuk prek vetëm hundën dhe fytin, por edhe veshin dhe pjesë të caktuara të kafkës. Kjo është zbuluar nga ekspertiza mjeko-ligjore që ju bë 3 pacientëve të cilët kishin humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Analizat treguan se kishte prani të virusit në veshin e majtë dhe të djathtë të pacientëve. Kjo do të thotë që humbja e dëgjimit mund të jetë një nga simptomat e sëmundjes.
Në shumë shtete të botës, autoritetet kanë renditur 3 simptoma kryesore të koronavirusit, që janë kolla e thatë, temperatura e lartë dhe humbja e nuhatjes ose shijes.
/a.r