Java që vjen sjell të nxehtin afrikan, ja ditët me temperatura deri në 40 gradë celsius
Dita e sotme është karakterizuar me vranësira në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat nuk kanë qenë të larta, por java tjetër do të jetë përvëluese. Siç shihet edhe nga harta, nga ngjyrat kuqerreme, temperaturat deri në 40 gradë, si në Afrikë, do të jenë mbizotëruese në Ballkan dhe më Europën Jugore.
Sipas parashikimeve java që vjen do të sjellë të nxehtin Afrikan, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët më të nxehta të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja.
SHMU: Kushtet meteorologjike për javën që presim
“Depërtimi i masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta”.
“Dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta”.
“Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 12m/s.”
/a.r