Ilir Meta pritet që nesër të “marrë” frymë lirisht, pas gati një vit hetimi parlamentar ndaj tij dhe kërcenimi se do të shkarkohet.
Jane “harruar” dhe dekretet e anulimit te zgjedhjeve vendore te 30 qershorit te vitit te kaluar dhe dekretimi i dates se re te zgjedhjeve me 13 tetor.
Nuk kane sjelle asnje dem ndaj vendit, prandaj nuk do te shkarkohet!
Në datë 30 korrik do të mbyllet sesioni parlamentar i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për të nisur më pas deputetët pushimet.
Nesër do të jetë seanca e parë nga tre të tilla që do të zhvillohen resht. Kuvendi i Shqipërisë nesër në rendin e ditës ka vetëm një çështje për diskutim dhe ku nuk pritet që të ketë surpriza.
Deputetët pritet që nesër të vulosin shpëtimin e Presidentit Ilir Meta nga shkarkimi.
Raporti i hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe i miratuar nga socialistët me rezervën e Bashkim Finos dhe kundërshtimin e opozitarëve pritet që të votohet nesër.
Historia nisi një vit më parë, ku presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, socialistët ngritën një komision të posaçëm hetimor për veprimet e kreut të shtetit, ndërsa rrugës iu shtua edhe ai për debatin në Gjykatën Kushtetuese.
Por në fund, socialistët arritën në përfundimin që Ilir Meta ka kryer shkelje, por jo aq të rënda sa të justifikojnë shkarkimin e tij nga detyra duke u tërhequr.
Ndërsa për të parandaluar që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen propozuan që të bëhet një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit që sipas tyre të përcaktojë qartë dhe të mos e lejojë që të dalë nga kornizat.
Opozita parlamentare e kundërshtoi duke kërkuar shkarkimin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Megjithatë shumica socialiste nesër pritet që të mjaftohet vetëm me një vërejtje për Ilir Metën duke mbyllur kapitullin.
Ndërkohë që në njërën nga seancat e tjera brenda sesionit, pritet që të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, që kërkon ndryshime kushtetuese. Tema