Norvegjia vendosi sërish kufizime për udhëtarët me Spanjën, ku epidemia e COVID-19 është rishfaqur me një numër në rritje të rasteve, por përjashtoi nga këto masa grupin e xhirimit të “Mission Impossible”.
Aktori Tom Cruise dhe pjesa tjetër e kastit mund të shkojnë në vendin nordik këtë vjeshtë për të filmuar disa skena të serialit të shtatë të këtij filmi serial të suksesshpm, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen karantinës së vendosur për pjesën më të madhe të udhëtarëve.
“Xhirimi do të zhvillohet nën një regjim sanitar strikt dhe anëtarët e këtij produksioni do të mbahen larg nga të tjerët gjatë qëndrimit në Norvegji”, theksoi ministrja e Bujqësisë dhe Ushqimit Olaug Bollestad në një konferencë për shtyp.
“Kjo do të thotë që jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i shohin këta aktorë të bukur që do të luajnë sepse do të jenë relativisht të ndarë”, shtoi ajo.
Xhirimi i filmit, i subvencionuar në afro 50 milion kurora (4,67 milion euro) nga Instituti norvegjez i Filmit, pritet të zhvillohet në veriperëndim të mbretërisë, i njohur për paradat e tij madhështore. Lexo.al