Situata në dy spitalet Covid vijon të jetë e rënduar, ku Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 pacientë janë të intubuar.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar”, njofton MSH.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rekord viktimash nga virusi i rëndë, ku kanë ndërruar jetë 6 pacientë, dy prej të cilëve pa asnjë sëmundje shoqëruese.
“Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera”, thekson ministria e Shëndetësisë.
/e.rr