Zlatan Ibrahimovic është thjeshtë unik në gjithçka që bën dhe në gjithçka që thotë.
Ibra i cili është ende i pavendosur për të rinovuar ose jo kontratën me Milanin sëfundmi në profilin e tij në Instagram ka postuar një mesazh të koduar nëpërmjet një videoje ku lë të kuptohet se ka ende për të dhënë në futboll dhe pse jo në Serie A edhe gjatë viteve në vazhdim pasi ndihet ende shumë i fortë.
“Ju mendoni se kam mbaruar, se karriera ime do të përfundojë së shpejti. Ju nuk më njihni mua! M’u desh të luftoja gjatë gjithë jetës time, askush nuk besonte tek unë, kështu që duhej të besoja te vetja. Disa njerëz donin të më thyenin mua, por më bënë më të fortë. Disa donin të më shfrytëzonin, por më bënë më të zgjuar. Tani mendoni se kam mbaruar? Për të gjithë ju, kam vetëm diçka për të thënë: Nuk jam si ju, sepse nuk jam ju: UNË JAM ZLATAN IBRAHIMOVIC dhe tani po bëj vetëm nxehjen”, është mesazhi i suedezit.
g.kosovari