Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në spitale vijojnë përgatitjet për plotësimin e nevojave për përballimin e situatën e COVID-19.
Sipas Manastirliut po vijohet me investime në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale. Më tej Manastirliu apelon qytetarët të vendosin maskën, ruajnë diastancën dhe të kujdesen për higjenën.
#COVID19 Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.
Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt #VendoseMaskën ↔️ #RuajDistancën #KujdesuPërHigjienën”, shkruan Manastirliu.
g.kosovari