Kryeministri Boris Johnson pranon gabimet dhe thotë se Qeveria Britanike “mund të kishte bërë gjëra ndryshe” në fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit.
Mbi arsyet, ai tha se ministrat “nuk e kuptuan atë” për muaj me radhë, por mohon se masat kanë qenë shumë të ngadaltë për të vepruar.
Kryeministri pranoi se politikanët dhe shkencëtarët “nuk e kuptonin (virusin) në mënyrën si do të donim” të ishim sjellë në fillim kur u izoluam, apo edhe si duhet të sillemi tani, pasi qytetarët dolën ga izolimi dhe rastet janë sërish të larta.
Johnson ka qenë nën presion të madh javët e fundit, nëse bllokimi filloi apo nuk duhet të kishte filluar shpejt.
Ai tha se u bazua nga këshilltarë shkencorë, kurse për ministrat shtoi se ata nuk kuptonin gjë fare.
Këshilltari kryesor shkencor Sir Patrick Vallance u tha deputetëve se ata dëshironin që izolimi të vendosej një javë para se të hynte në fuqi, më 23 Mars.
Duke folur për BBC, Johnson tha: Kur të kthehemi pas nga kjo krizë, të gjithë mund të shohin se ishte diçka e re, që ne nuk e kuptuam apo u sollëm me mënyrën që do të na pëlqente në javët dhe muajt e parë.”
“Nuk ishte e qartë për ne, ose për askënd. Por … do të duhet shumë kohë që ne të mësojmë dhe do të ketë një rast për ta bërë këtë.”
I pyetur nëse administrata e tij kishte qenë e ngadaltë për të vepruar, ai shtoi: Jo, përkundrazi. Nëse shikoni kohën e çdo këshille që kemi marrë nga këshilltarët tanë, do të zbuloni se sa herë që ata thoshin se na duhej të bënim një hap të veçantë, në fakt, ne thjesht i kemi qëndruar asaj këshille.”
/a.r