Presidenti Meta ka dhënë një deklaratë për mediat në “Sheshin Skënderbej”, ku ka folur dhe njëherë mbi vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha mbi hapjen 100% të listave.
Ndryshe nga deklaratat e pak minutave më parë nga presidenca, Meta e përshëndeti vendimin e Bashës për pranimin e hapjes së listave, si dhe i kujtoi atij gabimin e bërë në 2008, ku u votua për mbylljen e listave.
Meta tha gjithashtu se hapja e listave, nuk i bën deputetët zara të partive dhe të ngrenë kartonin kundër interesit kombëtar.
“Nuk besoj që kryeministri Rama nuk do të pranojë propozimin e Bashës, mendoj se është fake news. Kështu që përshëndes vendimin historik të kryetarit të PD, për hapjen 100% të listave për kandidatët deputetë, në mënyrë që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të partisë. Që ngrenë kartonët duke dhunuar Kushtetutën, ligjet e Republikës së Shqipërisë. Nxis palët që sa më shpejt të punojnë deri më 31 korrik, në 1 gusht, 10 gusht, bashkë me ekspertët ndërkombëtarë, për të gjetur format dhe mënyrat më të mira të funksionimit të listave të hapura, në mënyrë që në Shqipëri të vendoset parlamentarizmi, që është goditur aq rëndë që nga viti 2008. Zoti Basha tregon jo vetëm respekt për qytetarët shqiptar, por edhe shlyen një gabim të partisë së tij që votoi atëherë për mbylljen e listave”, u shpreh Meta.
Ky palopresident eshte ne jerm prej vitesh. Zoti e shpetofte popullin shqiptar nga ky kriminel dhe KLANSEKTI PA,PD,LSI! A M I N !