Ndër fatkeqët që sot humbën betejën me COVID-19 ka qenë edhe një 68-vjeçare nga Pogradeci. Ajo prej ditësh ishte e shtruar në Spitalin Infektiv.
Gruaja 68-vjeçare u raportua në 24 orët e fundit mes pesë personave që ndërruan jetë në vendin tonë, pasojë e Covid-19. Mësohet se ajo vuante po ashtu edhe nga disa sëmundje kronike.
Por drama për familjen e 68-vjeçares është shtuar edhe më tej, pasi bashkëshorti i saj, për shkak të dhimbjes nga humbja e së shoqes, ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Ai ka pësuar arrest kardiak pak orë pasi ka marrë vesh lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID 19. Është kjo një ndër dramat më të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19. /Noa
/e.rr