Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar maxhorancën se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të marrë përgjigjen e merituar, ndërsa u tregua i prerë të mos preket marrëveshja e “5 qershorit”, sepse ka pasoja në rrugën e integrimit europian.
“Kush e ka shpikur këtë 30 korrikun. Kush e ka vendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu? Ekziston vetëm një datë e vetme 5 qershori, pasi janë përfshirë të gjitha forcat politike. Edhe nëse mund të rishikohet një pikë e 5 qershorit, ajo mund të shihet vetëm me gjithëpërfshirje, duke patur konsensus dhe mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Kush prek 5 qershorin dhe shpik një datë tjetër, duhet ta dijë që ka dhe 31 korrik dhe datë tjetër.
Edhe Haxhi Qamili mori akte të tilla dhe e dimë se çfarë ndodhi. Mos më bëni fajtor mua se këta nuk përmbahen dot në dozat e tyre të optimizmit”, tha Meta
/e.rr
Doza droge apo optimizmi?!
po flet hajduti