Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore, nga Covid-19 kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë regjistruar 129 raste të tjera pozitive me këtë virus.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë sot janë shëruar 109 pacientë, duke arritur në 5254 shifra e qytetarëve, të cilët ia kanë dal mbanë.
Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot numri i të prekurve me CoVid-19 ka arritur në 9797. Aktualisht, 4092 raste janë aktive në gjithë vendin.
/e.rr