Ambasada gjermane në Tiranë njofton se do të rihapë zyrën e vizave duke filluar nga dita e hënë, datë 27 korrik.
“Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen.
Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri”, sqaron ambasada përmes një njoftimi të shkurtër në faqen e saj zyrtare.
Ambasada njoftoi më 20 korrik mbylljen pa afat të kësaj zyre për shkak të prekjes nga koronavirusi, pa dhënë më shumë detaje.
/e.rr