Një person i shpallur në kërkim, i cili mashtronte qytetarët se do iu jepte kredi, pasi ishte i punësuar në një fondacion financiar jobankar, ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes.
Si të dyshuar policia ka vënë në pranga E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje, punonjës i fondacioni financiar jobankar.
Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
31-vjeçari, duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.
Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit.
/a.r