Në qytetin e Peqinit sot kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, të cilët janë burrë e grua. Të dy janë avokatë dhe pavarësisht se jetojnë në Tiranë tamponi iu bë në Peqin, pasi kishin simptoma.
Ndërkohë në Elbasan sot është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një punonjës të bashkisë, i cili është specialist dhe punon në njësinë administrative Labinot.
Me qëllim ndalimin e infeksionit bashkia e Fierit sot ka nisur një plan për dezinfektimin e të gjithë shtëpive ku qëndrojnë të prekurit me koronavirus.
Të enjten në qarkun e Fierit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 9 persona, ndërsa në total që prej fillimit ta pandemisë janë 52 raste.
g.kosovari