Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se ka vdekur kirurgu Ali Tolaj, pas infektimit me COVID-19.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali ka bërë me dije se Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19.
“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti, koleget, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se pak ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi edhe mjeku Fadil Zuka.
g.kosovari