Detaje të reja zbardhen nga operacioni ndërkombëtar i kokainës i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Argjentinës dhe Costa Ricës, ku u arrestuan gjashtë trafikantë të rrezikshë.
“BalkanWeb” zbardh emrat e të arrestuarve, të cilët janë Bujar Sejdinaj, i kapur në Tiranë, Adrian Cekini, i kapur në Elbasan, Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti, të kapur në Buenos Aires, si dhe Franco D’Agapiti, i kapur në Costa Rica.
Sa i takon shqiptarit Bujar Sejdinaj, Policia e Shtetit njofton se njihej ndryshe edhe si “Xhaxhai”, dhe ishte përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Ai ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.
g.kosovari