Aktorja e njohur amerikane Jennifer Aniston jep një mesazh sensibilizimi në këto kohë pandemie, që njerëzit të mbajnë maskat për tu mbrojtur kundër Covid-19.
Ajo ka publikuar foton e një mikut të saj të shtruar në spital.
Ajo thotë se ai ndodhet në terapi intensive, në gjendje të rëndë dhe i intubuar pavarësisht se sipas saj nuk ka pasur asnjë sëmundje të mëparshme.
“Ky është shoku ynë Kevin. Pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Ky është Covid-19. Ai është i vertetë. Ne nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë se mund ta mposhtim këtë … nëse duam që kjo të përfundojë ju lutem vendosi maskat.
Thjesht mendoni për ata që janë duke luftuar me këtë virus të tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj dhe mbi të gjitha veten tuaj sepse Covid-19 prek të gjitha moshat.
Kjo foto është bërë në fillim të prillit. Falë Zotit ai tani është duke e marr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja”- shkruan aktorja e njohur.
g.kosovari