13 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus ditën e sotme në komunën e Pejës. Po ashtu mediat kosovare kanë bërë të ditur 14 punonjës shëndetësorë janë infektuar me koornaviru prej të cilëve 5 mjekë janë specialistë dhe 7 janë infermierë.
Duke nisur nga kjo situatë që në spitalin rajonal të Pejës, mjekja Shqipe Qallaku dhe vullnetarë të tjerë po shërbejnë në Klinikën e Pulmologjisë duke qenë se gjendja është rënduar.
Mediat kosovare kanë bërë të ditur se në Spital janë duke u trajtuar më shumë se gjashtëdhjetë raste me COVID-19 ndërkohë një natë më parë ka humbur betejën me një 66 vjeçare nga COVID-19 e cila kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
g.kosovari