Në mbledhjen e sotme të Këshillit politik ka pasur debate me tone shumë të ashpra mes Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit. Ata kanë debatuar për shkak të listave të hapurave dhe ndryshimeve kushtetuese.
Report TV raporton se, Vasili i LSI u deklarua kundër nismës si të njëanshme dhe kërkoi heqjen e saj nga procedura e kuvendit. Hajdari i akuzoi se janë kundër hapjes së listave dhe se çështja e listave është diskutuar edhe ne Këshill shume javë më parë kur ekspertëve u janë bërë pyetje nëse prekte hapja e listave kushtetutën apo jo.
Replikat kane qenë shumë të ashpra dhe në disa momente është përfshire edhe përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi që njësoj si Vasili ka sulmuar Hajdarin duke e akuzuar se nuk ka pranuar te dorëzojë mandatin kur iu kërkua në djegien e mandateve që bëri PD-ja. Kurse Hajdari ka replikuar me fjalët: “Doni apo nuk doni ju listat do te hapen dhe ju nuk do ta pengoni dot. Opozita parlamentare qe ju nuk e njihni ka në dorë edhe votimin e këtyre ligjeve qe u kaluan sot e qe duan shumicë të cilësuar si kodi penal apo kodi procedurës penale.”
/e.rr