Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.
Në një postim në mediat sociale, Rama ka zgjedhur që të publikojë një thënie nga Presidenti i SHBA, Theodore Rososvelt.
“Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje”, është ky citimi i zgjedhur sot nga Rama që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar, e cila një ditë më parë refuzoi takimin në Këshillin Politik.
Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare. Nga ana tjetër as grupi demokrat parlamentar do të votojë sot kundër marrëveshjes së 5 qershorit.
Por Rama ditën e djeshme është zotuar se si marrëveshja e 5 qershorit si ndryshimet kushtetuese do të miratohen më 23 dhe 30 korrik dhe do të hynë në fuqi.
g.kosovari