Një tjetër investim pritet të nisë në qytetin e Burrelit. Dy kopshtet e amortizuara do të rehabilitohen totalisht, duke mundësuar kushte më të mira për fëmijët e qytetit verilindor.
Agron Malaj, kryetar i Bashkisë Matit bëri me dije sot se një tjetër investim i rëndësishëm do të fillojë në qytetin e Burrelit. Malaj theksoi se për 326 fëmijë do të mundësohen kushte komode dhe bashkëkohore.
Postimi i plotë:
“Bashkia Mat shpallet fituese e thirrjes së parë të projektit IADSA, “Edukimi i mirë dhe kujdesi i fëmijëve – një domosdoshmëri për një shoqëri më të mirë”.
Kjo do të thotë që ne menjëherë do të nisim punën për Rikonstruksionin e dy Kopshteve nr.1 dhe nr.2 në të cilët marrin shërbime mbi 326 fëmijë.
Fondi në vlerën 335 000 euro do të përdorët për rikonstruksionin e plotë të këtyre dy godinave dhe përmirësimin e kushteve për fëmijet.
Për ne është shumë e rëndësishme që fëmijet të edukohen dhe rriten në kushte të mira dhe të shëndetshme.“