Në një bilanc të katër viteve nga miratimi i reformës në drejtësi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përmendi një sërë problematikash më të cilat është hasur zbatimi i kësaj reforme.
Në një intervistë më gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Gjonaj u ndal tek sulmet politike dhe ato brenda sistemit.
“Një problematikë tjetër kanë qënë sulmet. Sot ka një problematikë shumë të madhe sidomos në sulmet politike apo ato brenda sistemit. Sulmet politike e pengojnë reformën?
Patjetër që e pengojnë. Njerëzit të cilët kanë qënë promotorë dhe kanë qënë mbrojtës të reformës në drejtësi kanë qënë më shumë të sulmuar.
Dhe ndërkohë nga ana tjetër janë sulmuar dhe profesionistë jursitë të cilët kanë dashuër të kandidojnë në institucionet e reja të drejtësisë. Në momentin që shohin një sulm kaq të madh atëhere cdo profesionist mund të mendojë që nuk kam pse të atakohem politikisht.
Dhe ne kemi pasur raste, edhe në fillim të këtij viti apo në fund të vitit të kaluar.
Dhe padyshim që politika ndikon në këtë mënyrë ashtu edhe sikurse edhe sulmet brenda sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët me njëri tjetrin.” – theksoi Gjonaj në Përballë. RTSH
O ministresha e rilindjes,M J A F T! Rende zotit mos ti vije moj zonje,po me argumentat politike qe sjell na reguce, fryve barkun dhe na bere te te shohim me meshire e keqardhje,si spiropalka,kolegia jote e rilindjes qe ka vdekur qe kur u vetemeruar rilindje. Ik e bej no nje pune tjeter e mos na bej te beshtyjme televizorin.