Por, teksa Basha komunikonte me Gazmend Boletinin, ai i uron që të jetë sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë.
“Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë”, tha Boletini.
Me poshte dialogu:
Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!
Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë.
Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë.
Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!
Me sa duket Bashes i eshte kujtuar Rama dhe Rilindja me te cilen fitoi zgjedhjet e vitit 2013 lideri socialist, ndaj i dridhej zeri dhe bente si i emocionuar!