DOKUMENTI/ Ja firmat e opozitarëve dhe shënimi kundra i Murrizit në marrëveshje!

Myrrr

BalkanWeb siguron marrëveshjen finale mes PS dhe opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore, saktësisht për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për ndryshimet kushtetuese.

‘’Shënim, jam kundra pikës 1 të kësaj marrëveshje dhe grupi demokrat do të votojë kundra’’– shkruan Murrizi mbi document përbri firmës së tij.

Por pika një thotë qartësisht se “Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Por ndërkohë vetëm Murrizi në emër të grupit demorkat e ka lënë këtë shënim, kurse dy kryetarët e grupeve të tjera parlamentare, Nimet Musai dhe Edmond Stojku nuk e kanë bërë diëka të tillë që do të thotë se ata pranojnë që do votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik mes PS, PD dhe opozitës parlamentare.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com