Dashi: Këtë herë shenjës së Dashit i takon vendi i dytë. Situata do të vijë duke u përmirësuar aty nga mesi i javës. Gjërat duket se do t’ju ecin mirë, sidomos në aspektin ekonomik. Por duhet që gjithsesi të bëni kujdes me shpenzimet, sepse Saturni dhe Jupiteri nuk ju favorizojnë. Jepuni zgjidhje sa më parë disa çështjeve të mbetura pezull, por që t’i mbyllni në mënyrën më të mirë të mundshme duhet të jeni sa më të qetë. Lejojini vetes një periudhë të shkurtër pushimesh.
Demi: Për këtë javë Demit i takon vendi i shtatë. Saturni i kthyer nga shenja e Ujorit ndikonte për mirë edhe në shenjën tuaj në aspektin profesional. Kjo ishte një mundësi e artë për ju që të bënit më shumë klientë, sidomos për ata që punojnë në mënyrë të pavarur. Tashmë e keni të qartë se vetëm duke u treguar të hapur do të mund të bëni përpara në aspektin ekonomik. Bëni kurajë, sepse fati është në anën tuaj.
Binjakët: Planetët ju këshillojnë që t’i hidhni hapat me maturi, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Mos u nxitoni të krijoni marrëdhënie të reja. Njihuni më parë me personin që keni përballë, përpara se të vendosni ta hidhni këtë hap. Dielli, që ka ndriçuar fort në shenjën tuaj, ju ka shtyrë të kapërceni etapat në çështjet e zemrës. Do të jeni më energjikë se kurdoherë, por vetëm duke vënë rregull në jetën tuaj do të shikoni rezultate konkrete. Këtë herë ju takon vendi i pestë.
Luani: Vendi i parë për këtë javë i takon Luanëve, të cilët do të jenë të favorizuar në sferën e investimeve. Ditën e mërkurë, Dielli do të kthehet nga shenja juaj dhe Hëna do t’ju bëjë shoqëri për dy ditë. Falë ndikimit të Jupiterit, Saturnit dhe Plutonit do të nxiteni të bëni disa shpenzime për veten tuaj, si për blerjen e disa pajisjeve apo për regjistrimin në kurset profesionale, në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen. Do të jeni të gëzuar dhe në shoqërinë e miqve të mirë.
Virgjëresha: Nuk parashikohet që kjo të jetë një javë fort pozitive, sepse shenja juaj do të renditet në vend të 12-të. Do të ndiheni të rënduar shpirtërisht dhe kjo do të ndikojë në rendimentin në punë dhe në marrëdhënien me partnerin, duke ju bërë më pak pasionantë. Me sa duket, lodhja do të jetë kryefjala e këtyre ditëve. Është e këshillueshme që të kaloni kohë në shoqërinë e miqve të ngushtë, pasi ata mund t’ju kthejnë buzëqeshjen.
Peshorja: Këtë javë do të jeni në vend të katërt. Do të keni shumë stimuj e interesa gjatë këtyre ditëve dhe do të shijoni momente të bukura me partnerin. Jo gjithçka do të shkojë siç dëshironi në marrëdhënie me pjesëtarët e familjes, por nga ana tjetër situata profesionale parashikohet mjaft e mirë. Pritet që gjithçka të ecë mirë në sferën ekonomike, duke ju sjellë kënaqësi të shumta. Jeni të pandalshëm.
Akrepi: Gjendja e rënduar ekonomike dhe një situatë profesionale aspak e mirë për të lindurit në shenjën e Akprepit, do të bëjnë që për këtë javë të renditeni në vend të 11-të. Do t’ju duhet që të reduktoni shpenzimet, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Për fat, do t’ju ecë më mbarë në dashuri. Të paktën në këtë aspekt nuk do të përballeni me surpriza të këqija dhe mund të shijoni ditë të qeta në shoqërinë e partnerit.
Shigjetari: Mjaft më me pesimizëm dhe trishtim! Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju dhe shenja juaj do të renditet në vend të tretë. Ata që punojnë në sektorin e komunikimit janë më të favorizuarit, sepse ju shquheni për elokuencë. Ditën e mërkurë Dielli do të kthehet nga shenja juaj, duke ju ndihmuar në aspektin profesional. Në sferën sentimentale duhet që t’i peshoni me kujdes disa zgjedhje tuajat.
Bricjapi: Kjo javë do t’i gjejë Bricjapët në vend të gjashtë dhe më mondanë se kurdoherë, sidomos gjatë ditës së hënë dhe të martë. Aktiviteti juaj i parapëlqyer gjatë këtyre ditëve do të jetë shkuarja në lokalet më në modë, aty ku do të keni mundësinë të “sfiloni” me veshjet tuaja më të bukura. Në rast se do të keni diçka që ju shqetëson apo ndonjë problem, do të bëni mirë të hapeni me një njeri të dashur.
Ujori: Kjo javë do t’ju gjejë nervozë dhe në vend të dhjetë. Do të ndiheni të lodhur, ndërkohë që ngarkesa sa vjen e shtohet. Herë pas here do të shfaqni pakënaqësi dhe për çështje që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Vetëm në fundjavë, falë Hënës dhe Venusit në shenjën tuaj do të mund të gjeni qetësinë aq shumë të dëshiruar. Do të jeni pasionantë, por kujdes që pasionin tuaj ta shprehni vetëm kundrejt partnerit.
Peshqit: Peshqit do të renditen për këtë javë në vend të tetë. Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ndikuar që shumë shpesh të bëheni nervozë. Nëse do të arrini që të numëroni deri në dhjetë përpara se të reagoni me nervozizëm, do t’i kursenit vetes shumë telashe. Mundohuni që në çdo rast të tregoheni optimistë dhe t’u vini fre veseve negative. Bëni kujdes edhe me mënyrën si shpreheni që të mos keni probleme në aspektin profesional.