Nëna me Covid-19 e cila lindi ndërsa ishte në një ventilator vdiq pa e takuar kurrë foshnjën e saj që i erdhi në jetë. Është ky një tjetër moment prekës, nga pasojat që po lë koronavirusi, në botë.
Pas vdekjes tragjike të gruas, burri i saj lutet, që të ketë një kujdes më të mirë spitalor.
Gruaja nga Minesota, Aurora Chacon Esparza, shfaqi simptoma Covid-19 në muajin qershor.
Ajo ishte vendosur në një ventilator në spital, kur ishte 30 javë shtatzënë,” – raporton NOA.al
Mjekët këtë fundjavë, kur panë gjendjen e saj kritike, kryen një ndërhyrje urgjente për të shpëtuar vajzën e saj të palindur, duke e sjellë atë në jetë. Por gruaja mbylli sytë përjetësisht, pa qenë në gjendjë të shohë foshnjën që solli në jetë.
Esparza, e cila u bë nënë për herë të tretë, la edhe një vajzë shtatë vjeçe dhe një djalë një vjeç, para se të vdiste tragjikisht në spital.
Foshnja Andrea mbetet e shëndetshme por Esparaza, e cila kurrë nuk u takua me të porsalindurin, ndërroi jetë në mënyrë tragjike të Dielën, sipas faqes GoFundMe të familjes së saj.
Burri i Esparaza, Juan Duran, th, “e humbëm përgjithmonë atë dhe do ta kujtojmë si një person të fortë dhe të dashur, siç edhe ishte. I vlerësoj të gjitha lutjet tuaja dhe urimet e mira”.
Esparaza, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, filloi të tregojë shenja të koronavirusit në fillim të qershorit, duke përfshirë kollitjen pa ndalesë dhe vështirësinë në frymëmarrje.
/a.r