Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti ditën e sotme në presidencë Alvin Berishën dhe babanë e tij.
Ishte vetë Meta ai që publikoi në llogarinë në Facebook, dy fotografi përkrah “miqve të veçantë”, siç ai iu referua.
Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri, ku qëndroi për plot 5 vite preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.
Në moshën 6-vjeçare, saktësisht në dhjetor të 2014-ës, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që zgjodhi t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 kishte emigruar në Itali, ku edhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike. Alvin, mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri, në të cilin humbi jetën nëna e tij.
/e.rr